Kryetarja e Bashkisë së Sarandës uron Bali Muharremajn

“Nga Kryetarja e Bashkisë së Sarandës Florjana Koka, kam pranuar urimin për zgjedhjen si Kryetar i Komunës së Suharekës.Ndihem i nderuar që ky urim, vjen nga qyteti i cili është i binjakëzuar me Suharekën. Ne do të vazhdojmë punën dhe angazhimin e përbashkët, si dy qytete në shumë sfera.” – ka shkruar Bali Muharremaj në profilin e tij ne facebook, duke e dëshmuar edhe me dokument.

Kryetarja e Bashkisë së Sarandës Floriana Koka, ka shprehur kënaqësinë që -“mandati juaj të jetë mundësi për t’i dhënê refresh fuqizimit të mardhënjëve të institucionalizuara mes Suharekës dhe Sarandës si dy qytete të binjakëzuara.” – ka shkruar Koka.

Ky është urimi i dytë zyrtar për Muharremajn, pas atij të qytetit të Lilburnit nga SHBA. /therandapost.com/