Kryetari Asllanaj priti në takimin lamtumirës Komandantin e LMT-së, kapitenin Peter Resch

Komandanti i LMT-së së KFOR-it që vepron në Komunën e Suharekës, kapiteni Peter Resch, këto ditë përfundon angazhimin e tij në këtë post dhe kthehet në detyrë në shtetin e tij në Austri.

Si shenjë bashkëpunimi të mirë në mes të LMT-së dhe Komunës së Suharekës dhe në shenjë respekti për punën e bërë gjatë mandatit të tij, eprori i KFOR-it austriak kapiteni Peter nga kryetari i Komunës së Suharekës z. Sali Asllanaj ka marrë mirënjohje.

Në krye të LMT-së në Suharekë tani ka ardhur eprori tjetër ing. Gernot Marschmnig.- Njofton Zyra për Informim në Komunën e Suharekës.