Kryetari Asllanaj i jep mirënjohje z. Christian Goesits

Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Sali Asllanaj ka pritur në një takim lamtumirës udhëheqësin e ADA ( Agjensioni Austriak për Zhvillim) në Kosovë z. Christian Goesits, i cili ka përfunduar mandatin e tij pesëvjeqar në Republikën e Kosovës.

Gjatë kësaj periudhe ADA austriake dhe z. Christian Goesits, kanë ndihmuar Komunën e Suharekës me projekte të ndryshme të cilat kishin të bënin kryesisht me sektorin e bujqësisë. Në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë, kryetari Asllanaj i ka ndarë mirënjohje z. Goesits dhe i ka deshiruar mirsëeardhje shefit të ri të Zyrës së ADA-së në Prishtinë z. Zimmer.

Gjatë këtij takimi u fol për realizimin e projektit të fundit me ADA-në se si është implementuar ky projekt , pastaj pr ëkerkesat dhe nevojat tjera të sektorit të bujqësisë , përkatsisht të fermerëve të Komunës së Suharekës si dhe u bisedua edhe për një projekt të ri të ADA-së me Komunën e Suharekës.- njofton Zyra për Informim në Komunën e Suharekës