KPF –ja ka mbajtur mbledhjen e dhjetë të radhës për këtë vit

Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës komunale me pronë private, projekt – vendimit për caktimin e lokacionit për vendosjën e trafastacionit dhe dhënjen në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës, si dhe projekt-vendimi për rialokim të mjeteve brenda fondit burimor (22) për vitin 2016, ishin pikat e rendit të ditës për të cilat sot kanë diskutuar anëtartë e KPF-së ( Komitetit për Politikë dhe Financa).

Përveq këtyre pikave për të cilat votuan të gjithë anëtaret, unanimisht që të dalin para Këshilltarëve komunal në takimin e radhës të Kuvendit Komunal, anëtarët e KPF-së, kanë pas para vetës edhe një deklaratë që kishte të bënte me gjendjen e krijuar tash së fundi në fshatin Mushtisht, përkatsisht kthimit të të zhvendosurve sërbë në pronat e tyre, e cila gjithahstu u tha se do të dal para Këshilltarëve në seancën e radhës.- Njofton Zyra për Informim  në Komunën e Suharekës