Konkursi për zyrtar/e të sportit në Drejtorinë për Kulturë Rini Sport dhe Mërgatë

KRYETARI I KOMUNËS

Zyra e Personelit

01-Nr-16- 9650

Me datë 01.12.2016

 

Duke u bazuar në Nenit 18 paragrafi 1 të ligjit Nr-03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës si dhe sipas Rregullores 02-Nr / 2010 për procedurat e Rekrutimit , Udhëheqësi i Personelit shpallë këtë:

K O N K U R S

 

Vendi i punës:                                           Zyrtar / e për Sport –  KRS / 240

Përgatitja Profesionale:                       Kualifikimi  Diplomë Universitare

Drejtoria:                                            Kulturë Rini Sport dhe Mërgatë

Paga Mujore :                                      Koeficienti 5 ( pesë) Poenë

Orari  i Punës:                                                I plotë

Kontrata:                                          Dymbëdhjetë muaj punë provuese me mundësi vazhdimi

Numri i Referencës: 10- Nr- 9650

Detyrat  dhe përgjegjësit :

  1. Administron dhe Udhëheqë të gjitha aktivitetet e organizuara në Stadiumin e qytetit;
  2. Bënë programe javore, mujore e vjetore të punës së sektorit për sport;
  3. Koordinon punët me klubet sportive si dhe bënë përpjekje për gjetjen e donatoreve;
  4. Organizon dhe nxitë bashkëpunimin me klubet sportive të Komunave fqinjë;
  5. Organizon aktivitete sportive në nivel komunal bazuar në programet e aprovuara të Drejtorisë;
  6. Mbikëqyrë dhe kujdeset për mirëmbajtjen teknike në Stadiumin e qytetit:
  7. Kujdeset për inventarin në stadiumin e qytetit, dhe kujdeset për vendosjen e rekuizitave sportive:
  8. Kujdeset për mirëmbajtjen e hapësirave të zhveshtoreve dhe tribunave gjatë organizimit të ndeshjeve dhe për çdo organizim sportiv në stadiumin e qytetit:
  9. Kryen edhe punë tjera të cilat ia cakton Drejtori dhe për punën e vetë i përgjigjet Drejtorit të Drejtorisë;

Kushtet:            

  • Të ketë përgatitjen – Diplomë Universitare
  • Te ketë dy vite përvojë pune
  • Njohuri të përgjithshme të kompjuterit në microsoft office ( Word, Exel, Power Point, Access).

Shkathtësitë: Të ketë aftësi Psiko Fizike

Aftësi të komunikoj lirshëm me qytetaret dhe stafin menaxhues dhe atë vartës:

Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese, negocuese dhe bindëse:

Dokumentacioni i kërkuar:

–     Fotokopja e vërtetuar e Diplomës Universitare

  • Dëshmi për përvojën e punës

     Dëshmi për programet e microsoft office ( Word, Exel,Power point Access).

  • Certifikatën e Lindjes
  • Fotokopjen e Letërnjoftimit
  • Certifikatën që ndaj tij/ asaj nuk zbatohen hetimet.

 

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Aplikacionet e pa kompletuara sipas kushteve të konkursit si dhe ato qe arrin pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.

Aplikacionet do të merren zyrën e Personelit Nr-16 dhe dorëzohen ne Zyrën Pritëse.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’i nënshtrohen testimit dhe intervistës.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë pas publikimit në mjetet e informimit

Udhëheqësi   i  Personelit

Adem Hoxha