Konkurs për Drejtor të shkollës në Greikoc

Drejtoria  e Arsimit

05-NR-682

Me datë 30.11.2016

Bazuar në nenin 8,të Ligjit të punës nr.03/L-212 ,neni 5 (shkronja d) të Ligjit nr.03/l-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës ,nenit 34 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës nr.04/L-032 dhe të Udhëzimit administrativ nga MASHT nr.08/2014 të dt.25.02.2014 ,Drejtoria e Arsimit në Suharekë rishpall:

 

K O N K U R S

Për plotësimin e vendit të lirë të punës për drejtor  shkolle

1.SHFMU”Dëshmorët e Greikocit”-Greikoc

Paga mujore :Koeficienti – 7.8

Detyrat dhe përgjegjësitë:

-Drejtori i institucionit arsimor ka përgjegjësi ekzekutive në menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm të institucionit, duke përfshirë:

-Detyrat e caktuara për zgjedhjen, vlerësimin, disiplinën dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me nxënësit ,

mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë të arsimit;

-Përdorimin efikas dhe efektiv të informatave për menaxhimin e arsimit dhe respektimin e kodeve të ndërlidhura  të  praktikës;

-Ruajtjen e dokumenteve dhe të dhënave, siç parashihet nga Komuna apo Ministria.

-Detyrat e lidhura me Kurrikulimin

-Çështjet e tjera që rregullohen përmes Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës.

-Kryen punët tjera sipas urdhëresës së Drejtorit të DKA-së.

Kushtet: Kushtet dhe detyrat e punës sipas  Udhëzimit Administrativ nga MASHTnr.08/2014 janë: :

  1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës.
  2. Të kenë të kryer së paku Arsimin Universitar të nivelit themelor (së paku kualifikim prej 240 ECTS/ – 4 vite të shkollimit universitar), nga profilet e pranueshme për pozitën e mësimdhënësit sipas Udhëzimit për licencimin e mësimdhënësve dhe normativit mbi punësimin e kuadrit mësimor dhe rregullativës tjetër ligjore.
  3. Të kenë licencë të rregullt të mësimdhënësit dhe ata që janë në procedurë të licencimit
  4. Të kenë përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim.
  5. Të kenë më së paku 3 vjet përvojë pune në arsim ose në institucionet e arsimit,
  6. Të posedojnë këto dokumente:

6.1. Certifikatën e lindjes,

6.2. Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës

6.3. Dëshminë për përvojën e punës

6.4. Portfolion profesionale (sipas shtojcës G të udhëzimit  administrative MASHT 08/2014)

6.5. Letër referencë nga një institucion publik-kredibil si (Ministria e Arsimit, Shkencës

dhe Teknologjisë, DKA, këshilli drejtues i shkollës, punëdhënësi paraprak, institucionet e arsimit të lartë.

6.6 Letra e referencës duhet të kenë përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet

paraprake.

6.7 Planin zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe aftësuese për të cilën ka konkurruar (së paku 10 faqe tekst me hapësirë 1.5, fonti i shkronjave 12 arial, sipas udhëzimeve të MASHT.

6.8. Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore

6.9. Dëshmi se nuk është nën hetime.

6.10. Periudha kohore e kontratës zgjat katër (4) vjet.

Aplikacioni për konkurrim me dokumentet e kompletuara dorëzohen në zyrën nr. 1

Afati i konkurrimit është 15 ditë nga shpallja e konkursit.

 

Drejtori i DKA-së