Komuna sanon problemin e vërshimit te rruga “Xhavit Sylaj”

Për shumë vite rruga “Xhavit Sylaj” ka pasur problem vërshimin e rrugës. E tash Komuna e Suharekës e ka sanuar këtë problem.

Sipas faqes së Komunës së Suharekës, ky projekt është ndarë në dy faza.

“Projekti është i ndarë me dy faza dhe faza e dytë do të vazhdojë në vitin e ardhshëm me hapjen edhe të një kanali për drenimin e ujërave atmosferike”, thuhet në këtë njoftim.

Mirëpo komentues tjerë kanë thënë se diku afër “Tregut të Bagëtive” ka pjesë të rrugës në trotuar që kanë mbetur të papërfunduar dhe me puseta të hapura.