Komuna e Suharekës me tre Golf 6 të rinj

Zyrtarët Komunal të Komunës së Suharekës,  së fundi kanë vozitje më luksoze ngase veturat e reja të markës  “Golf 6” ua kanë bërë më komode vozitjen dhe aktivitetet tjera.  Ata tash e sa kohë janë parë në aktivitete zyrtare me këto vetura.

“Meqë ka kaluar shumë kohë që nuk kemi ble vetura, Komuna e Suharekës së fundmi ka ble 3 vetura të markës Golf 6, të cilat do të jenë në shërbim të Komunës. Vlera e tyre që janë blerë është 35.000 euro” – deklaroi Reshat Reshitaj për TherandaPost.

Sipas Zyrës  për Informim,  Komuna e Suharekës ka në dispozicion 10 vetura të ndryshme  dhe një kombi,  të cilat mbulojnë aktivitetet zyrtare dhe logjistike të Komunës së Suharekës./therandapost.com/