Komuna e Suharekës publikon raportin financiar për periudhën Janar – Shtator 2016

Komuna e Suharekës ka publikuar raportin financiar të administrimit të buxhetit për periudhën  Janar- Shtator 2016. Në njoftimin e saj Bexhet Kuçi Drejtor për Ekonomi dhe Financa shprehet :

Të jesh drejtor i financave është përgjegjësi, të bashkëpunosh me qytetarë të mrekullueshëm të komunës sonë është edhe privilegj.

Kam nderin dhe kënaqësinë të ua prezantojë raportin financiar të nëntë mujorit 2016, ku të hyrat vetanake janë rritur 26,32% krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Shkalla e realizimit të planifikimit buxhetor në proporcion mujor arrin në 98,94%./therandapost.com/