Komuna e Dragashit merr përvoja nga Suhareka për blerjen e aparatit të mamografisë

Me ndërmjetësimin e Zyrës Rajonale të OSBE-së në Prizren,  një delegacion i Komunës së Dragashit, ka qendruar në Komunën e Suharekës. Arsye e vizitës ishte marrja e përvojave nga Suhareka, për t’u pajisur me aparaturën e mamografisë, të cilën Komuan e Suharekës tashmë e ka blerë.

Zyrtarja për të drejtat e njeriut nga OSBE-ja, znj.Zehra Taktak lidhur me takimin ka thënën se: “OSBE ka parë nevojë e shprehur nga Komuna e Dragashit për mamografi dhe duke qenë se është e njoftuar për praktiken e ngjajshme në Suharekë, pranoi të ndihmojë këtë komunë në lehtësimin e shkëmbimit të përvojave me Suharekën”.

Në takimin e përbashkët me delegacionin nga Dragashi që prfaqsohej nga drejtori i QKMF-së Ramadan Jashari, Zyrtari kryesor financiar Beqir Rushiti, Asambleistja nga radhët e PDK-së, Nazmie Nebiu-Veliu dhe zyrtarja për barazi gjinore, Lindita Kozmaqi-Piraj, u fol për mënyren e gjetjes për blerje të aparaturës.

Kryesuesi i Kuvendit z.Refki Gega, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë z.Frashër Behluli dhe Drejtori i QKMF-së kanë fol rreth asaj se çfarë ka bërë Komuna e Suharekës , kurse zyrtarja për barazi gjinore Habibe Bytyçi , ka sqaruar se fillimisht kjo ka rrjedh si iniciativ nga ana e grupit të Këshilltareve femra në Kuvendin Komunal, që pastaj është përkrahur edhe nga kryetari i Komunës,z.Sali Asllanaj.

Të njejtën metodë do ta shfrytëzojmë dhe ne tha këshilltarja nga radhet e PDK-së në Kuvendin Komunal të Dragashit, Nazmie Nebiu-Veliu. Pas këtij takimi, pjesmarrësit shkuan dhe kanë vizituar QKMF-në në Suharekë dhe kanë parë përsëafermi aparaturën, hapsirën ku ai gjendet dhe janë interesuar për stafin teknik që do të punojë me aparaturë. – Njofton Zyra për Informim në Komunën e Suharekës