Në vitin 2011 u mor vendim në Kuvendin Komunal të Suharekës që secilin 27 tetor të ndahet çmimi “Ukë Bytyҫi”, për udhëheqje të mirë, por këtë vit është harruar të bëhet kjo.

Sipas Rregullores për procedurat e ndarjes së çmimit “Ukë Bytyҫi”, Neni 5, thuhet se ky çmim duhet të ndahet me ceremoni e mbledhje solemne të Kuvendit Komunal të Suharekës nga kryetari i komunës, që kësaj radhe është Sali Asllanaj.

Ndarja duhet të bëhet pasi janë paraqitur dy muaj më herët. Por, në rast se propozimet nuk janë të kompletuara, komisioni i cili krijohet për këtë çmim, duhet të kërkojë me shkrim që brenda tetë ditësh nga marrja e njoftimit të bëjnë plotësimin e propozimit, ose hiqet dorë nga ai propozim.

TherandaPost ka komunikuar me nënkryetarin e Komunës së Suharekës, Rexhep Kuçi, i cili ka marrë këtë çmim në vitin 2011, i cili ka thënë se këtë vit e kanë tejkaluar këtë ҫmim për arsye se i është dukur që po merr drejtim tjetër.

“Këshilli organizativ për shënimin e 14-vjetorit të rënies së Ukë Bytyçit ka parë të arsyeshme që mos t’ia ndajë askujt çmimin ‘Ukë Bytyҫi’. Na është dukur që ky ҫmim po merr kahje tjetër. Dolën shumë ambicie, ndërsa ne ishim të interesuar që t’ia ruajmë vlerën këtij ҫmimi. Kështu që kemi menduar që këtë vit ta tejkalojmë”, ka thënë Kuҫi për TherandaPost.

E këtë sikur edhe më lartë, e saktëson Neni 6, pika 6.3 që thotë: “Propozimi bëhet 2 (dy) muaj para ndarjes së çmimit, nëse propozimi nuk është i kompletuar si që kërkohet në piken 2 të këtij neni, komisioni kërkon me shkrim, që brenda afatit prej 8, (tetë) dite nga dita e marrjes së njoftimit të bënë plotësimin e propozimit, ose në të kundërtën llogarite se ka hequr dorë nga propozimi i bërë”.

Ndërsa burime të TherandaPost brenda Komunës së Suharekës ka ndodhur thjesht për neglizhencë dhe sepse nuk iu është kujtuar që duhet shpallur thirrja për propozime për këtë çmim.

Vitin e fundit çmimi i është ndarë sipërmarrësit suharekas, Shaqir Palushi, drejtor i kompanisë “Frutex”.