Kompania “Solid” demanton se prodhon këpucë për ushtrinë serbe

Kompania nga Suhareka për prodhimin e këpucëve, ka reaguar pas publikimit të lajmit në të gjitha mediat se “Solid” prodhon këpucë për policinë dhe ushtrinë serbe. Kjo kompani nëpërmjet një reagimi për media ka sqaruar se produktet që eksportojnë në Evropë hyjnë edhe në Serbi por nuk janë të destinuara për ndonjë institucion publik atje.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë:

“Mbreme, pas edicionit të lajmeve qendrore në Radio Televizionin e

Kosovës është përvjedhur një gabim, nga i cili më pas kanë dalur tituj

në të gjitha portalet kinse kompania “Solid” Sh.p.k. nga Suhareka

prodhon këpucë për policinë dhe ushtrinë serbe.

Duam të ju sqarojmë ju dhe opinionin publik se “Solid” nuk prodhon

këpucë për policinë dhe ushtrinë serbe. Duam të sqarojmë se kompania

jonë është e shtrirë gjerësisht në tregun e Serbisë dhe ka eksportuar

produkte deri në vlerë mbi 300 mijë euro. Këto produkte janë të

destinuar si për të gjitha tregjet e Evropës, për konsumator të

rregullt, por jo për ndonjë institucion publik në Serbi.

Ne kërkojmë nga ju që të mbani informacionet rreth hapjes në tregun

serb, mirëpo kërkojmë që të largoni lajmin, përkatësisht titullin që

thotë se këpucët e Solid përdoren nga ushtria dhe policia e Serbisë,

pasiqë kjo nuk qëndron.

Me nisjen e implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit,

duke shpresuar në hapje të tregjeve dhe mundësi të barabarta për

bizneset vendore si në Ballkan edhe në Evropë, në të ardhmen ne edhe

mund të synojmë tregje edhe më të gjera, mirëpo në rastin konkret, ky

informacion i pa vërtetë nuk na bënë nderë. Ky informacion i pavërtetë

mund të ketë edhe efekt negative për një treg që e kemi krijuar me

shumë mund dhe sakrificë për shumë vite.

Duam të ri theksojmë se, në asnjë moment, nga asnjë zyrtarë i

kompanisë “Solid”, por edhe nga klienti ynë Dragisha Misinoviq,

drejtor i kompanisë “Obuca” në Beograd, nuk është thënë që këpucët

janë të destinuara për ushtrinë dhe policinë e Serbisë, andaj me

mirëkuptim kërkojmë nga ju që ky lëshim të përmirësohet.

Ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni për çfarëdo sqarimi shtesë”, thuhet në reagimin e kësaj kompanie./Gazeta Express