KKSB ka mbajtur takimin e radhës

Anëtarët e KKSB-së ( Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi) në takimin e rregullt të mbajtur sot, të cilin e kryesoi kryetari i Komunës , z.Sali Asllanaj kanë diskutuar për 4 (katër) pika të rendit të ditës: vetëdijesimi për rrezikun e përdorimit të mjeteve piroteknike, për mbështetjen e projekteve konkrete në zgjidhjen e problemeve të sigurisë në bashkësi dhe diskutuan rreth përgatitjës për pastrimin e rrugëve lokale gjatë sezonit të dimrit.

Pas diskutimeve dhe pas analizës së bërë për temat që u trajtuan në fund u nxorrën edhe disa konkluzione nga ana anëtarëve të KKSB-së.

Për temën e pare u tha që të përcillet përvoja e vitit të kaluar, pasi për festat e fundvitit nuk ka pas asnjë problem, u tha se policia do të përcjell vazhdimisht gjendjen dhe se nëse ka nevojë, nëpër shkolla do të ligjërojnë ekspertët nga FSK-ja për përdorimin e mjeteve piroteknike dhe për pasojat që atom und ti sjellin.

Për temën e dytë, u tha se shkollat do të jenë prioritet për Policinë e kosovës dhe se u përshëndet fillimi I shenjëzimit nëpër rrugë dhe ahpsira tjera. U fol edhe për kërkesën e vendosjës së kamerave të sigurisë npërë qytet.

Ndërsa për temën e tretë, rreth përgatitjës për pastrimin e rrugëve lokale gjatë sezonit të dimrit, u tha se komuna ka kontratë trevjeqare me një kompani e cila po punon mire dhe po mban mire rrugët, shpresohet se do të punojë edhe këtë vit mire dhe nuk do të ketë problem. Njofton Zyra për Informim në Komunën e Suharekës