Klubi basketbollistik “Ylli” këtë sezon pretendon të jetë kockë e fortë për skuadrat e forta të Superligës, si Prishtina e Peja.

Ylli ka pasur edhe largime nga klubi siç ka deklaruar largimin më parë për medie qendra Urim Zenelaj dhe lojtari tjetër i ri, Egzon Kuçi, që ka kaluar te Peja, transmeton TherandaPost. Ndërsa fundori Altin Morina ka vazhduar kontratën, njëri nga lojtarët më cilësor vendor.

E këto ditë në Suharekë kanë zbarkuar dy lojtarë të huaj. I pari është Nduka Ezeami, që luan në pozitën e alo-qendrës. Ai është amerikan, 203 centimetra dhe 107 kilogramë.

I dyti lojtar është Malcolm Canadas, që luan në pozitën playmaker.

Më poshtë mund të shihni video të të dy lojtarëve: