Këndi i lojërave që mbeti veç “kënd”

Këndi i lojërave për fëmijë pranë kodrinës te palestra në Suharekë tashmë ka humbur të gjitha lojërat dhe përkujdesjen si park.

Aty nuk është asnjë nga lojërat për fëmijë pasi të gjitha janë shkatërruar e vjedhur nga persona të papërgjegjshëm, transmeton TherandaPost.

Edhe më herët është raportuar nga TherandaPost se ky kënd po shkatërrohet, por nuk është ndërmarrë asnjë hap ndryshimi.

Duhet përmendur që përderisa ky kënd ka qenë i kompletuar, është frekuentuar shumë nga familjarë me fëmijët e tyre.

14694789_10208666986606225_123135927_n 14686156_10208666986806230_2016718415_n