Kaprrolli aksidentohet nga KFORI, lajmërojnë menjëherë gjahtarët

Një makinë e KFOR-it ka goditur një kaprroll duke e privuar nga jeta. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Shoqatës së Gjahtarëve “Theranda” duke arritur në vendin e ngjarjes dhe duke vazhduar me procedurat sipas Ligjit të Gjuetisë.

630

” Jemi lajmëruar nga KFORI, se diku rreth orës 14:44, ky kaprroll është aksidentuar nga një makinë e tyre. Ne kemi shkuar në vendin e ngjarjes dhe do të vazhdojmë më tutje me procedura të parapara me ligj”- tha Skender Sadikaj menaxheri i kësaj shoqate për TherandaPost./therandapost.com/