Komuna e Suharekës po vazhdon të jetë në llupën e Agjencionit Kundër Korrupsion, pasi për herë të dytë po kapen dallavere në tender të rrugëve.

Kësaj radhe është problem me rrugën “Jemin Sinani” në Nishor, transmeton TherandaPost.

“Autoriteti kontraktues mund të përdorë procedurat për kuotimin e çmimeve, për të ushtruar një aktivitet të prokurimit që ka për qëllim dhënien e një kontrate të punëve, furnizimeve ose shërbimeve me vlerë minimale ose të vogël, në rast të kontratave për punë përfshin vetëm riparime apo mirëmbajtje”, është njoftimi i AKK-së.

Të mërkurën për shkelje me tenderin për rregullimin e rrugës “Naum Veqilharxhi në Sopijë ka reaguar përsëri Agjencia Kundër Korrupsion.

dok1 dok2