Kanoset polici në Suharekë

Tre persona i kanë shkuar në shtëpi një polici pasi djali i njërit prej tyre u ndalua nga policia.

Policia Regjionale e Prizrenit njoftoi se të mërkurën në orët e pasdites ka ndodhur një kanosje ndaj një pjesëtari të Policisë së Kosovës në Suharekë.

“Rreth orës 17:30 minuta tre të dyshuar nga Suhareka kanë shkuar te shtëpia e një polici për t’i qëruar hesapet pasi që djali i njërit nga ta ndodhet në ndalim policor si i dyshuar për vjedhje,” tha zëdhënësi i policisë Hazir Berisha.

Berisha, njoftoi se në ato momente polici nuk ndodhej në shtëpi, ndërsa sipas tij posa është bërë i ditur lajmi njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes me ç’ rast janë arrestuar tre të dyshuarit të cilët me vendim të prokurorit të shtetit po mbahen nën masën e arrestit./GazetaBlic/