“Jevtiq dhe Asllanaj të pakënaqur me deklaratën e AK të Suharekës për Mushtishtin”

Deklarata kundër kthimit të serbëve në Mushtisht, të cilën e ka miratuar dje Asambleje Komunale e Suharekës, është kundër kushtetuese dhe shkel të drejtat të njeriut, thotë ministri për Kthim në Qeverinë e Kosovës Dalibor Jevtiq, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se lidhur me këtë pret deklarimin e institucioneve përkatëse, të kryetarit e të kryeministrit.

Pas miratimit të kësaj deklarate nga Asambleja Komunale e Suharekës, siç njofton radiokim, Dalibor Jevtiq është takuar prefektin e Suharekës Sali Asllanaj.

Siç ka kumtuar kumtesa nga Ministria për Komunitete e Kthim pas takmit, Jevtiq dhe Asllani kanë shprehur pakënaqësinë me miratimin e saj./koha.net