Jep dorëheqje Albane Ndreca nga Asambleja Komunale e Suharekës (Dokument)

E kishe cekur edhe në mbledhjen e fundit të Asamblesë Komunale, ndërsa sot e ka shpallur edhe përmes dokumentit zyrtar.

“Duke parë situatën aktuale në Kosovë, politikat dhe proceset antikombëtare (cenimi i integritetit teritorial, mos shtrirja e sovranitetit në tërë territorin e Republikes së Kosovës, krijimi i asociacionit të komunave serbe me të drejt vendimarrje dhe si dhe kthimi i agresorve serb pa kushte etj) më detyrojnë të jap dorheqje” – thuhet në dokumentin që shpreh dorëheqjen e asambleistes Albane Ndreca.

1000

TherandaPost ka kontaktuar asambleisten e pavarur, për të ditur më tutje rreth shkaqeve tjera të dorheqjes. Ajo është përgjigjur se : Arsyjet i kam cek edhe në dokument, tashmë nga niveli qendror po na vijnë edhe në nivel lokal per mu apliku këto politika. Dhuna ndaj banorëve në Mushtisht në protestën e fundit nga policia, pastaj edhe kthimi i serbeve aty  pa kushte, pra si kerkimfalja për krimet e bëra nga ata, gjetja e të zhdukurve, pastaj të deklarojnë se a e pranojnë Republiken e Kosovës, janë disa prej kushteve qe s’po  ju kërkohen me u kthy, e në anën tjeter në Veri të vendit, nuk lejohet të kthehen shqiptarët në pronat e veta. Me këtë realitet politik s’po mund të pajtohem, prandaj dhashë dorheqje. ”

Ajo thekson se më tutje nuk do të mirret aktivisht me politikë, por do t’i kthehet asaj, vetëm nëse ndryshon gjendja aktuale dhe drejtohet për të mirë./therandapost.com/