Investimet në Shëndetësi sipas Komunës së Suharekës

38,452.38€, është vlera në meremetimin e qendrave të mjeksisë familjare për vitin 2016 në Komunën e Suharekës.

“Komuna e Suharekës, respektivisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe avancimit të standardit për shërbime ndaj qytetarëve ka bërë investime në riparimin e Qendrave të Mjekësisë Familjare në fshatrat Bukosh, Greikoc, Sopijë dhe Studençan.” –  thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim në Komunën e Suharekës.

Sipas tyre në vitin 2017, pritet të investohet edhe në disa QMF në fshatrat e Komunës së Suharekës me qëllim të ngritjes së standardit dhe ofrimit të shërbimeve sa më cilësore dhe të shëndetshme./therandapost.com/