Haradinaj: Kosova shpëtoi nga dy gabime që do ta kthenin në vitin 1999

 

“Kosova shpëtoj nga dy gabime, që do ta kthenin në vitin 1999, që askush s’ka mund me t’i ndërrojë në të ardhmen”, tha Ramush Haradinaj para qytetarëve në Therandë, duke aluduar në Demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave Serbe.

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë debatit me qytetarë ka thënë se gjithçka mund të ndërrohet, por nëse kufiri ndërrohet atëherë kjo nuk mund të ndërrohet ajo gjendje, transmeton TherandaPost.

“Për gjithçka tjetër që ka mundur të bëjë ky koalicion qeverisës, mund të ndërrohet në qeverisjen e ardhshme, por nëse tani e ndërrojmë kufirin ku humbim territor, atëherë s’mundemi ta ndërrojmë atë gjendje për një kohë të gjatë”, tha Haradinaj.

1111

Ky debat u  hap nga Kryetari i Degës së AAK-së dhe deputeti i këtij subjekti politik Bali Muharremaj, i cila tha se do të angazhohet për ndryshime të cilat e përmirsojnë gjendjen në vend. /therandapost.com/