Gratë e dëshmorëve kanë vizituar Nënkryetaren Mihrije Suka

Disa gra të dëshmorëve nga Komuna e Suharekës, kanë takuar sot Nënkryetaren e Komunës Mihrije Suka, në zyrën e saj dhe e kanë uruar për postin. Ato kanë bashkëbiseduar me nënkryetaren dhe kanë kërkuar mbështetje nga ana e saj, pasi vet është nënë dhe e kupton më së miri hallin dhe problemin e gruas.

Ato në shenjë respekti i dhuruan nënkryetarës një pllakë me shenjën ( emblemën ) e UÇK-së . Për ti përshëndetur dhe për ti inkurajuar që të qëndrojnë të forta dhe të rrisin fëmijtë e tyre, ato i ka takuar edhe Kryetari i Komunës z. Bali Muharremaj: “Për familjet e dëshmorëve nuk do të ketë kurrë kriter në punësim”, ka premtuar ai.- njofton Zyra për Informim në Komunën e Suharekës