Genc Bekteshi zgjidhet kryetar i Shoqatës së Artistëve Pamorë

“Ne suharekasit e vullnetit të njejtë, njerëz të artit,u bashkuam sot për të themeluar Shoqatën e Artistëve Pamorë. Kjo iniciativë ishte e mirëpritur për të gjithë ne pa siqë së bashku mund të bëjmë më shumë. Në mbledhjen e sotme, që ishte edhe e para, ne u zotuam që do të shkrijmë gjithë energjinë për të kontribuar në këtë fushë.”- thuhet në deklaraten e Shoqatës së Artistëve Pamorë, dërguar TherandaPost.

Ndër të tjera, është zgjedhur edhe kryesia e kësaj shoqate si dhe antarët e tjerë, ku për postin e kryetarit u propozua dhe u votua nga të gjithë Genc Bekteshi.

Pjesë të kryesisë janë edhe:

Anita Ramshaj-nënkryetare dhe

Erza Kryeziu-zyrtare për informim.

Antarë të kësaj shoqate janë edhe:

Liridon Gashi;

Albulena Bytyçi;

Fatos Kabashi;

Nazmi Kyqyku.

Kurse antarë nderi u zgjodhën

Demush Avdimetaj dhe Refki Gallapeni.

Përfaqësues zyrtarë janë:

Shpend Zeqiraj dhe Anita Ramshaj.

Logo, emri i shoqatës si dhe procedurat e tjera zyrtare, pritet të kryhen ditëve në vijim./therandapost.com/