Genc Bekteshi – piktori urban e atraktiv i Suharekës (pikturat)

Genc Bekteshin shumë nga qytetarët e Suharekës e mbajnë mend qysh nga shkolla fillore të merret me pikturë dhe gjithmonë me bllok vizatimi në dorë. Jo më kot thuhet që gjenet trashëgohen.

Genci rrjedh nga një familje suharekase, ndërsa xhaxha ka pasur një nga piktorët më mirë dhe më të shquar suharekas, Naim Bekteshi. Ai ishte i perfeksionuar në portret dhe kishte bërë famë të madhe në Greqi me portrete që realizoheshin për pak minuta, transmeton TherandaPost.

Nipi i tij, Genci ka vazhduar rrugën e tij duke bërë portrete shumicës së qytetarëve të Suharekës.

Genci ka një stil të veçantë pikture që mund të vërehet nga larg se është pikturë e tij, që shumicën e rasteve është objekt femra, por edhe me motive kombëtare.

14585386_10154598131619712_830211413_n

“Unë vazhdoj të pikturoj femrat. Në një vepër timen mundohem të jap cilësi dhe ndjenjë të asaj që të ndihet sikur të jetë e vërtetë”, rrëfen Bekteshi, teksa shton edhe atributet që mundohet t’i japë.

“E bëj të vështirë, të butë, të mistershme , të qetë, me flokë, lëkurë të ndjeshme, të mprehtë. Ky është specialiteti im në fushën e bukur të artit”, shtoi më tej Bekteshi.

14608067_10208575401076644_1793884485_n

Ai nuk mban mend pikturën e parë kur e ka bërë, por që ka bindjen se ka qenë po kaq profesionale sa sot.

Genc Bekteshi është pjesëmarrës në shumë koloni artistësh dhe gëzon kontakte me shumë artistë botëror në fushën e artit.

Ai ka marrë hapat e parë në Suharekë dhe është produkt i këtij qyteti, ku ka hapur edhe tri ekspozita.

14608067_10208575401076644_1793884485_n 14569607_10154598131574712_2053743068_n 14543396_10154598131649712_1302978073_n