Gazetari Uran Haxha merr çmimin e dytë për shkrimin më të mirë në 2017

Sot Suhareka është ndjerë krenare me një qytetar të sajin. Gazetari dhe njëri nga themeluesit e TherandaPost, Uran Haxha është nderuar me çmimin për shkrimin e dytë më të mirë për vitin 2017.

Çmimi është ndarë nga Ministria e Punëve të Jashtme. Shkrimi i Haxhës është publikuar në Kohë Ditore, gjatë kohës kur ka punuar aty.

“Shkrimi flet për një traditë mahnitëse të rakisë dhe verës në Rahovec. Gjithmonë më kanë pritur si mos më mirë dhe ma kanë prezantuar produktin shekullor aq mirë sa edhe shkrova këtë reportazh”, tha Haxha.

Shkrimi ka titullin “Gëzuar në Rahovec”.