Fatmir Limaj viziton Kompaninë FRUTEX

Fatmir Limaj Kryetari i Nismës për Kosovëse, dje bashku me Deputët e Kuvendit te Kosoves z. Zafir Berisha dhe Enver Hoti, si dhe te shoqeruar nga Kryetari i degës se Nismes per Therande z. Sami Hajdaraj, vizituan Kompaninë FRUTEX. Ata janë pritur nga pronari i Kompanise FRUTEX z. Shaqir Palushi, i cili i njoftoi ata për punën dhe sukseset e kompanise por edhe sifidat me te cilat kjo kompani ballafaqohet.

“Në këtë takim u theksua nevoja që biznese te tilla si ky i Kompnise FRUTEX, te rriten dhe zhvillohen sa me shume por edhe te kenë perkrahjen e institucioneve shteterore në mënyrë që Kosova të jetë një vend më i prosperuar.” – thuhet në njoftimin e Degës së Nismës  për Therandë./therandapost.com/