Faqja e Komunës së Suharekës bën fotografi profili kryetarin Asllanaj

Faqja e Komunës së Suharekës në Facebook, “Komuna Suharekë” ka ndryshuar ditën e djeshme.

Nga fotografia që kishte të objektit të komunës, ajo tashmë është bërë me fotografinë e kryetarit të Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj.

Ky është një rast i rrallë, pasi komunat gjithandej kanë fotografi ose të objektit të komunës, ose të qytetit, por më së shumti edhe të stemës së qytetit.

Njëjtë sikur Asllanaj ka vepruar edhe kryetari i Lipjanit, që vjen nga e njëjta parti, Imri Ahmeti.