E reja suharekase që takoi ish-kryeministrin turk Davutogllu, u prit nga Kryetari Asllanaj

Florinda Hoxha, nga Bllaca e Suharekës, pasi kishte përfunduar studimet në Universitetin Publik “Ukshin Hoti “ në Prizren në degën Mardhënjet Ndrëkombëtare- Ekonomi, me sukses të lartë, së bashku me disa të rinjë tjerë rreth 18 prej tyre nga vende të ndryshme të Republikës së Kosovës, kishte përgatitur një projekt interesant për ta prezantuar në Turqi.

Ky projekt është përgatitur për Konkursin me studentë të dalluar me notën mesatare mbi 8.5, i cili më pas është prezentuar në Universitetin “Necmettin Erbakan” në Konya të Turqisë. Studentët kosovarë në mesin e të cilëve ishte edhe e reja suharekase Florinda Hoxha, i kishte pritur edhe akademiku turk, Ahmet Davutogllu ish- Kryeministër i Turqisë dhe lider i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim nga gusht 2014 deri në maj 2016 në shtëpinë e tij.

2

E reja Hoxha atje ka fituar edhe eksperienca të ndryshme dhe shumë interesante, ku ka takuar edhe gra të Shoqatës Demokratike të Gruas, ka marrë pjesë edhe në një emision televeziv në TV Konya… dhe të gjitha këto eksperienca ajo ka ardhur dhe ia ka treguar kryetarit të Komunsë së saj, z. Sali Asllanaj. Ndërsa i pari i Komunës e ka pritur ate dhe i ka uruar suksese në studime të metejshme, suksese në punë dhe në jetë.

Është fat dhe knaqësi të takosh njerës të atij kalibri i ka thënë kryetari Asllanaj, shpresoj se kjo do të duhet në jetë”.- Njofton Zyra për Informim në Komunën e Suharekës