Drejtorinë e Arsimit do ta drejtoj Remzi Bytyqi

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka takuar drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës, me të cilët ka biseduar rreth hapave që do të ndërmerr gjatë mandatit të tij katër vjeçar.

Aty ka përmendur se Drejtorinë e Arsimit do ta udhëheq Remzi Bytyqi.

TherandaPost ka kontaktuar kryetarin Bali Muharremaj përmes telefonit, ku ka konfirmuar se edhe emra të tjerë do të bëhen të ditur gjatë javës së ardhshme./therandapost.com/