Drejtoria e Arsimit shpall konkurs për 150 bursa

DREJTORIA E ARSIMIT

05NR. 656 Datë:16.11.2016

 

Në bazë të nenit 6, të Rregullores mbi ndarjen e bursave për nxënës dhe studente të Komunës së Suharekës 01-Nr-16-540, të datës 29.10.2010, ndryshim dhe plotësim rregullores 01 Nr.16-7576 të datës 31.10.2014,Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë  në bazë të autorizimit 01 nr.-16-8808 të dhënë nga Kryetari i Komunës ,shpall këtë:

                                                        KONKURS

Për ndarjen e bursave për  nxënës  dhe studentë  për vitin  shkollor  2016/2017

 

Drejtoria e Arsimit për vitin shkollor 2016/2017, shpall konkurs për 150 bursa(100 bursa për studentë dhe 50 bursa për nxënës të shkollave të mesme të larta ).Bursat ndahen vetëm për studentë dhe nxënës, që janë banorë të përhershëm të Komunës së Suharekës dhe që i vijojnë mësimet/studimet themelore në shkollat përkatësisht universitetet publike të Kosovës.

Kriteret e përgjithshme

  1. Të ketë të regjistruar vitin akademik për të cilin jepet bursa;
  2. Të mos jetë shfrytëzues i ndonjë burse tjetër dhe të mos jetë i punësuar;
  3. Të paraqes dëshminë për gjendjen ekonomike-sociale të familjes(vlen për rastet sociale)
  4. Studentët që janë të regjistruar për herë të parë në fakultete, duhet të kenë dëshmitë e suksesit të shkollës së mesme( diplomën dhe dëftesën e vitit të fundit të shkollës së mesme).

                    

Kriteret  e      veçanta

  1. Nota mesatare 9 deri në 10 në fakultet, ndërsa suksesi i shkëlqyeshëm 4.5 deri në 5 në shkolla të mesme vlerësohet me 20 pikë;
  2. Nota mesatare 8 deri në 8.99 për fakultet, ndërsa suksesi shumë mirë 3.5 deri në 4.5 , në shkollat e mesme vlerësohet me 15 pikë;
  3. Nota mesatare 7 deri në 7.99 në fakultet përkatësisht suksesi i mirë 2.5 deri në 3.5 për shkollat e mesme vlerësohet me 10 pikë;
  4. Nota mesatare 6 deri në 6.99 në fakultet vlerësohet me 5 pikë.
  5. Për kandidatët që kanë 2 (dy) e më tepër studentë nga e njëjta familje, vlerësohen me 15 pikë,ky poentim vlen për aplikuesit që janë student.
  6. Për kandidatët që kanë 2 (dy) e më tepër nxënës nga e njëjta familje, vlerësohen me 10 pikë, ky poentim vlen për aplikuesit që janë nxënës.
  7. Gjendja ekonomike-finaciare (rastet sociale) vlerësohet me 20 pikë;
  8. Kandidatët,personat dhe femijët e personave me aftësi të kufizuar vlerësohen me 10 pikë.
  9. Fëmijët e ish të burgosurve dhe ish të dënuarve politik,vlerësohen me 10 pikë

10.Fëmijët e invalidëve të luftës së UÇK-së vlerësohen me 10 pikë

11 Fëmijët pa një prind vlerësohen me 5 pikë,

12.Fëmijët e viktimave civile të luftës së fundit në Kosovë vlerësohen me 5 pikë,

13.Fëmijët e veteranëve të Luftës së UÇK-së vlerësohen me 2.5 pikë.

 

Fëmijëve të dëshmorëve dhe fëmijëve që nuk kanë asnjërin prind në jetë, u ndahet bursa jashtë kritereve të përcaktuara në këtë rregullore, përjashtim bëjnë kriteret e përgjithshme me nr 1 dhe 4, të cilat duhet t`i përmbushin edhe fëmijët e dëshmorëve.

 

Përjashtim nga e drejta për të fituar bursë janë këto kategori:

1.Përjashtohen studentët/et dhe nxënësit/et,që kanë dy prindërit e punësuar,

2.Përjashtohen studentët/et dhe nxënësit/et,që prindërit e tyre kanë biznes të regjistruar,

3.Nga e njeta familje mund të përfitojnë bursë vetëm një student apo nxënës,pa marr parasysh kategorinë e tyre.

 

 

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim

  • Kërkesa sipas formës së përpiluar nga  Drejtoria e arsimit;
  • Vërtetimin se studenti/ja ka regjistruar vitin akademik 2016/17( origjinale);
  • Certifikata e notave (origjinale);
  • Vërtetimin se studenti nuk është përfitues i bursës universitare;
  • Certifikata mbi vendbanimin e përhershëm;
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Vërtetimin se është anëtar i ngushtë i familjes së dëshmorëve;
  • Vendimin mbi shfrytëzimin e ndihmës sociale për vitin 2016/17 ;
  • Për studentët e regjistruar në vitin shkollor/akademik 2016/17, kopjet e vërtetuara të dëftesave dhe të diplomës së shkollës paraprake.

 

 

Vërejtje:

Bursat ndahen për periudhën kohore 10 mujore dhe vlera e bursës është 50 euro në muaj për studentë  dhe 25 euro në muaj për nxënës.Për përzgjedhjen e përfituesve të bursës komunale  do të formohet komisioni me vendim të veçantë.

Afati i konkurrimit është 15 ( pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit të konkursit në mjetet e informimit publik,dokumentet dorëzohen sipas afatit të konkursit dhe nuk pranohet plotësim i dokumentave pas mbylljes së konkursit. Dokumentet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

Aplikacionet merren dhe të kompletuara dorëzohen në Komunën e Suharekës, zyra nr 1 çdo ditë pune prej orës 8:00 deri më 16:00.

 

Drejtoria e Arsimit-Suharekë