Drejtori i Financave, Bexhet Kuçi linçon Theranda Post-in

Drejtori i Financave në Suharekë, Bexhet Kuçi ka derdhur vrer mbi portalin TherandaPost, kur kishte komentuar në një kolumne të Besim Kuçit, një nga kolumnistët e rregullt të portalit.

bexhet123

Drejtori i Financave ka folur edhe në Asamblenë Komunale të Suharekës për TherandaPost, kur ne raportonim për shifrat e thesarit të Komunës për nëntë muajt e parë, që edhe tash nuk është larg të raportohet. Ai kishte bërë një polemikë edhe me deputetin e AAK-së nga Suhareka, dhe po ajo polemikë i është transmetuar, duke respektuar të gjitha rregullat dhe etikën gazetareske.

Por, drejtorllëku i Kuçit nuk është ballafaquar kurrë me media që ia transmetojnë shpenzimet, me komente plotësuese. Ai ka pasur edhe më parë poste ekzekutive në Suharekë dhe kurrë askush nuk ia ka prishur “tymin e duhanit”.

Dezinformimi ka dalë në pah në Suharekë, pasi filloi informimi i prekshëm nga TherandaPost. Kur lajmi prek ata që dikush edhe mund t’i dhurojë akte të lezetshme, gjithsesi është “dezinformim”, por masa mendon ndryshe. TherandaPost ekziston dhe mund ta takosh ku të duash në Suharekë, pra është reale. E njëanshmëria, ka përgjigjen tek “dezinformimi”. Sa për që është TherandaPost dezinformuese, por njëjtë nuk mendojnë të gjitha mediat kombëtare të Kosovës, duke filluar nga Radio Televizioni i Kosovës dhe i gjithë rrjeti i portaleve. Nuk duhet harruar as LMT-KFOR, OSBE e AGK që TherandaPost-in e kanë fjalë të fundit dhe të parë për Suharekën.

Nuk duhet harruar, Kuçi ka derën e hapur në TherandaPost për njoftime, lajme dhe sqarime. Por më e ndershme do të ishte sikur të shkruante një shkrim 2 faqe A4, pa gabime gjuhësore, siç e keni bërë edhe në komente, me disa përjashtime (p.sh. “keqë”), të thoshe mendimin tënd hapur, duke analizuar me argumente dhe fakte mbi atë që e mendoni.

Ju keni një post publik dhe mbani përgjegjësi publike, ani pse ju mund ta konsideroni llogarinë tuaj në Facebook private, por nga aty shpërndani informata edhe politike, por edhe për punën tuaj si një drejtor i Komunës së Suharekës. Kjo nuk ka asgjë të keqe. Mirëpo, ju nuk jeni transparent. Këtë ua dëshmojmë me kërkesat tona publike për qasje në dokumente zyrtare, që janë bërë maratonike pa përgjigjen tuaj.

Për shembull pse nuk na tregon sa punëtorë janë me kontratë mbi  vepër, pastaj shifrat e ndërtimit e urës dhe shtratit të lumit e shumë të tjera.

Asgjë mes nesh dhe jush nuk mund të ketë armiqësi apo ndonjë inat, por dy subjektet, ju dhe ne, trajtojmë tema publike. Ne ju ftojmë që të përballeni me ne nëpërmes një interviste, ku të doni dhe kur të doni, natyrisht nëse ju lejon kryetari.

Sidoqoftë, të jemi falemnderues që jeni lexues i rregullt i joni, edhe pse nuk ju pëlqejmë.