Defileu, Festari i traditës, prodhimet bujqësore, aktivitete të “Festari 2016”

Në kuadër të aktiviteteve të Festës së rinisë dhe qytetarëve “Festari 2016” sot është organizuar defileu tradicional rrugës kryesore të qytetit.

Pjesë e këtij defileu ishin anëtarë të të gjitha Shoqërive Kulturo-artistike të Komunës, Institucione shkollore, OJQ, Klube sportive dhe Shoqata të ndryshme suharekase. Ndërkaq pas defileut o organizua edhe ekspozita e prodhimeve bujqësore, ushqimit të traditës, rrushit dhe mjaltit ku janë ekspozuar shumë prodhime të cilat kanë qenë pjesë e Festarit të sivjetëm.

02

Këtë ekspozitë e kanë vizituar mijëra vetë, përfshi këtu edhe delegacione të ndryshme. Janë organizuar edhe lojra të ndryshme popullore si tërheqja e litarit pastaj gjuajtje me shigjetë dhe me pushkë ajrore.- njofton Zyra për Informim në Komunën e Suharekës