Dafina Llugaxhiu, suharekasja që me 24 vjeç do të marrë titullin Doktor Shkence

Suhareka, duke përfshirë pashmangshmërisht edhe fshatrat, gjithmonë kanë nxjerr sportistë, doktorë e profesionistë të shumtë që kanë bërë namin në vend dhe jashtë tij. E tillë është edhe Dafina Llugaxhiu, e cila në moshën 24-vjeçare po kryen studimet e doktoratës, të cilat po i zhvillon në Turqi.

TherandaPost ka zhvilluar një intervistë me Dafinën, e cila ka treguar për sfidat dhe rrugëtimin e saj drejt Turqisë. Ajo kryen studime në fushën e Inxhinierisë Ushqimore, duke vënë një standard tjetër në tregun e punës në vend.

Përkundër shumë studentëve që kryejnë studimet jashtë vendit, ajo do të kthehet në Kosovë që të japë kontributin e vet. Më poshtë mund të lexoni rrugëtimin e Dafinës dhe planet në të ardhmen.

ThP: Dafina, si ka qenë rrugëtimi yt shkollor prej kur ke pëfunduar gjimnazin?

Dafina Llugaxhiu: Pas përfundimit të shkollës së mesme në gjminazin “Jeta e Re” në Suharekë, në vitin 2009, dëshira ime ishte që unë të bëhem farmaciste. Që kur kam qenë e vogël e kam ëndërruar uniformën e bardhë ta mbaj dhe unë një ditë kur të rritem. Mirëpo ndonjëherë gjërat nuk rrjedhin ashtu siç ne i mendojmë dhe i planifikojmë. Pse ndodh kjo e kuptojmë gjithmonë me kohë. Në atë vit drejtimi i farmacisë nuk u hap në Univestitetin e Prishtinës dhe si opcion të dytë e pata vendosur drejtimin e Inxhinierisë Ushqimore, një drejtim që të rinjtë në atë kohë as nuk e vërenin dhe as nuk e kanë vënë në konsideratë, sidomos rinia e regjionit të Prizrenit. Për këtë zgjedhje që e kam bërë ka qenë ideja e babait tim dhe propozimin për këtë drejtim ma ka dhënë ai fillimisht dhe unë vendosa ta ndjek rrugën e tij sepse edhe babai im me profesion është inxhinier i teknologjiseë dhe inxhinierisë ushqimore. Kur pata vendosur në fillim kam pasur shumë pasiguri në vetvete, duhet ta pranoj, sidomos edhe ndikimi i shoqërisë. Kur më pyesnin që ku do të dërgoj dokumentacionin për studime, dhe kur u tregoja për këtë drejtim ata më patën dhënë shumë kritika sa që vetëm më shtonin pasigurinë edhe më shumë, sepse duke më njohur si nxënëse të dalluar në gjimnaz mendonin se unë duhet të studioja drejtimet e mjekësisë. Por as ata po aq sa unë nuk kishin ide se çfarë rëndësie ka ky profesion. Mirëpo duke më treguar babai për rëndësinë që ka ky drejtim në të ardhmen unë vendosa të studioj këtë fushe dhe sot e gjithmonë do të jem falenderuese babait tim për idenë e tij të shkëlqyer që më ka dhënë. Aplikova në Universitetin e Prishtinës -Fakultetin e Gjeoshkencave dhe Teknologjisë në Mitrovicë. Jam pranuar dhe kështu vazhdova studimet në këtë Fakultet.

ThP: Si ndodhi që të shkosh në Turqi?

Dafina Llugaxhiu: Pas mbrojtjes së temës së studimeve Master në vitin 2015 në Fakultetin e Gjeoshkencave dhe Teknologjisë, tashmë e shndërruar në Universitet publik” Isa Boletini“, me marrëveshjen e bërë me Univeritetin Yeditepe në drejtimin e Bioteknologjisë në Stamboll në lidhje me studimet e doktoraturës, përzgjodhi dy studentë më të dalluar, njëri prej tyre pata fatin të jem unë.

ThP: Ambientimi në një vend oriental, ka qenë i vështirë për një vajzë nga Suhareka?

Dafina Llugaxhiu: Duke marrë parasysh që Stambolli është djep i kulturave dhe gërshetimeve të dy kontinenteve do të ishte gënjeshtër po të thosha se e kisha të lehtë. Edhe pse kisha kaluar një kohë të gjatë në Prishtinë gjatë studimeve, por vështirësitë kanë qenë të pashmangshme duke filluar nga gjuha, ku jo me të gjithë mund të kuptohem në gjuhën angleze. Mirëpo sado i frekuentuar që është Stambolli, në përgjithësi kam arritur të ambientohem duke marr parasysh se edhe kutlura jonë nuk dallon shumë nga kultura e tyre.

ThP: Sa ka qenë e vështirë për familjen tënde që të pranojnë të të kenë larg vetes?

Dafina Llugaxhiu: Ëndërra e secilit prind besoj është që fëmiu i tyre të korr sa më shumë suksese në jetë, kështu që edhe mendimi i tyre ka qenë që unë duhet të vazhdoj më tutje, e duke e ditur që kanë një vajzë të dhënë pas karrierës nuk ka qenë e vështirë ta pranojnë. E rëndësishme për ta është që unë të realizoj ëndrrën time dhe falë tyre unë sot jam duke e bërë ëndrrën time realitet dhe çdo sukses ua dedikoj gjithmonë atyre.

ThP: Çka saktësisht Dafina ka studiuar, të na tregosh me fjalë të popullit për lexuesit tonë?

Dafina Llugaxhiu: Dafina ka studiuar një drejtim i cili reflektohet në të gjitha produktet ushqimore, që zakonisht qytetaret i konsumojne pa hamendje të madhe . Jane produktet e freskëta qe i blejne neper tregje te ndryshme, produktet me afat me te gjate te perdorimit qe i zgjedhin neper rafte te shitoreve te shumta qe une e kam pergjegjesi per nje kontroll te prodhimit te ketyre produkteve që të jete sa me cilesor. Pra ajo qe dua te them eshte qe bioteknologjia cilësohet si pjese shume e afert e te gjithe komunitetit. Ne bioteknologet e kemi per detyrë qe te bejme te pamundshmen qe qytetaret te ushqehen me ushqim të shendetshëm . Andaj sic thote nje fjale e urte : Kushdo qofte babai i semundjes, nene e ka ushqimin e keq.

ThP: Sot jeni në studime doktorature, cilat janë sfidat?

Dafina Llugaxhiu: Të marrësh titullit doktor shkence nuk është e lehtë, ështe pune që kërkon përkushtimin maksimal të mundshëm. Duhesh të sakrifikosh shumë gjëra që çdo i ri i dëshron. Mirëpo dëshira për një titull të tillë kalon kufijtë e gjithçkaje dhe me besimin dhe sigurinë në vetvete çdo sfidë përballohet sepse jo gjithkush e bën realitet ëndrrën e tij.

ThP: Cili do të jetë ekstrakti i nxjerrë nga punimi yt i doktoraturës?

Dafina Llugaxhiu: Saktësisht nuk kam vendosur akoma se në çka do të merrem për projekt doktorature, për shkak se këtë vit jam përqendruar në provime të doktoratës që tashmë dhe jam në përfundim të tyre. Por punimi sigurisht do të jetë në fushën e Mikrobiologjisë.

ThP: Pas doktoratës, cili është hapi yt i radhës?

Dafina Llugaxhiu: Qëllimi im është që pas doktoratës të kthehem në Kosovë dhe të jem pjesë e stafit akademik. Me siguri do të vazhdoj dhe studimet e posdoktoratës , shpresoj në Angli./therandapost/