Çitaku i replikën me fakte e numra Daçiqit për krimet në Mushtisht

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, njëherësh përfaqësuese e Kosovës në Këshillin e Sigurimit ka replikuar me Ivica Daçiqin për ndalesën e serbëve për t’u kthyer në Mushtisht të Suharekës.

Çitaku ka thënë se askush nuk është dënuar për krimet në Mushtisht, e ata ballafaqohen me ata persona që janë viktima të krimit, transmeton Koha.net.

Më saktësisht 3 prill 1999, forcat serbe, ku morën pjesë edhe serbët lokalë nga ky fshat, e kanë dëbuar popullsinë shqiptare nga fshati Mushtisht. Atë ditë forcat serbe kanë djegur 25 shtëpi të fshatit, ndërkaq deri më 10 qershor 1999, të gjitha shtëpitë dhe objektet tjera përcjellëse të fshatit, 1051 sish. E numri i serbëve lokalë të uniformuar si ushtarë që kanë bërë krime janë 128 sosh. Janë komunitete të vogla dhe njihen mes vete kush çka ka bërë. Askush nuk u dënua për këtë gjë”, tha Çitaku.