Bujku njofton Institucionin dhe se viziton askush derisa ngordhë Lopa e tij

“E kam njoftuar Drejtorinë e Bujqësisë në Suharekë më 22.08.2016, kur pashë që  në mëngjes atë ditë se lopa kishte dridhje të gjunjëve dhe shenja në lëkurë, dhe meqë isha i njoftuar se një sëmundje po përhapej.

Nuk më vizitoi askush deri më 16.09.2016  deri kur e groposa. Jam i shqetsuar nga gjendja që e kam pa gjatë asaj kohe. At ditë ka ardh një inspektor pas presionit që u kam ba përmes telefonit, që të asistojnë gjatë groposjes me shpenzime të mija. Më thane gropose tek prona jote, edhe dergonaj fotografitë edhe disa udhzime se si me ba groposjen e lopes tashmë të ngordhur. Unë s’po e kuptoj  pse ka kaq pak papërgjegjësi” – rrëfen Kolë Baftiaj nga fshati Sallagrazhdë i cili thotë se lagjja “9 Maji” është me plotë raste të ngjajshme.

Për rastin në fjalë, TherandaPost kontakoi me zyrtarin nga Drejtoria e Bujqësisë, z.Xhemajli Aliu i cili tha se ky rast është i evidentuar në raportin tonë si rast i ngordhjes, poashtu ka pasë asistencë edhe nga Inspektori Komunal Hamlet Boba i cili ka qenë prezent gjatë groposjes.

Fshati Sallagrazhdë është ndër fshatrat më i prekur nga rastet e sëmundjes gungore të gjedheve, ndërkohë që nga Institucionet është njoftuar se ka filluar vaksinimi./therandapost.com