Binjakzimi me qytetin turk përplasë verbalisht asambleistët

Kryetari Asllanaj fillimisht sqaroi se ideja për binjakzimin ka ardhë nga vet  qyteti Serik  nga Turqia, pasi që janë zhvilluar disa takime me delegacionin e Komunës së Suharekës,  ku ka qenë e ftuar edhe opozita.

Pas kësaj pasoi reagimi i asambleistit Pal Baftiaj, i cili tha se është i vendosur ta kundërshtoj  protokollin në procesin e binjakzimit me këtë qytet.  Ai tha se: “ Nuk lejoj që ta përbuzë historinë e të parëve të mij dhe historinë e gjakut tim. Po ta votoja këtë do të frigohesha që do të zgjohen gjysh e stërgjysh nga varri. Do ti kërkoja falje heroit tim Gjergj Kastriotit – Skenderbeut për këto biseda që po i bëjme nën fotografinë tënde “ .

Besim Kuqi, spjegoi se parimisht askush se kundërshton miqësinë dhe binjakzimin por ajo të jetë në nivel ekonomik por jo edhe me ndiku në aspekt arsimor e kulturor duke pas parasysh që ky vend ka kërkuar edhe ndryshimin e Historisë për Perandorinë Osmane.

Kryetari Asllanaj tha se tani është koha për realitet të ri dhe kemi nevojë për shumë miqësi.

Perplasja ndodhi kur fjalën e morri asambleisti Bajram Tershana, i cili duke theksu nevojën e bashkpunimit ceku se jeni inspiru nga Filmi i Skenderbeut  që e kanë prodhu rusët dhe diktatori Enver Hoxha. I menjehershem ka qenë reagimi i Pal Baftiajt e Besim Kuqit. Pal Baftiaj reagoi ashper verbalisht, duke cekur se po fyhet dinjiteti kombëtar e gjithashtu Besim kuqi reagoi se kjo s’tolerohet kur tentohet të ndryshohet historia  dhe  të përbuzen historianët.

Pas disa debateve të shumta me  18 pro, 4 kundër  dhe  3 apstenim u votua për Binjakzimin me qytetin Serik nga Turqia./therandapost.com/