Bastisje në Krushicë, kapet një Kallashnikov

Policia e Suharekës, sot në orën 06:30 ka kryer një bastisje në një shtëpi në fshatin Krushicë e Epërme e Suharekës në kërkim të armëve ilegale.

Gjatë bastisjes, sipas Policisë së Kosovës, është gjetur dhe sekuestruar një kallashnikov me pesë fishekë.

Provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme. Rasti do të trajtohet sipas procedurës së rregullt.