Ballkanit në minutën e fundit i ikë fitorja

Ballkani sot ka udhëtuar në Prishtinë për tu ndeshur me 2 Korrikun, ndeshje që përfundoi me rezultat 1-1.

Fati sot nuk ishte në anën e suharekasve që me një ndeshje për t’i marrë lakmi, transmeton TherandaPost.

Ishte Leotrim Gash ii cili dërgoi Ballkanin në pjesën e dytë të ndeshjes. Loja ishte në anën e suharekasve, kur në minutën e ’89 2 Korriku barazoi rezultatin në 1-1.

Ky gol ishte zhgënjim për tifozët e Ballkanit, por një mësim i mirë për lojtarët që dhanë maksimumin në ndeshje.

Ndeshjen e radhës Ballkani pret në Suharekë ekipin nga Vitia, ku favorit është gjithsesi Ballkani.

Momentalisht Ballkani gjendet në pjesën e lartë të tabelës, i ngulitur në pozitën e 5-të me shtatë pikë.