Ballkani shënon fitoren e radhës, shënon përsëri Brahimaj

Pas një humbje të thellë në Gjakovë nga Vëllaznimi, Ballkani i është kthyer fitoreve.

Kësaj radhe në stadiumin e Suharekës u gjunjëzua Kosova e Prishtinës me rezultat 2-1, transmeton TherandaPost.

Golin e parë e shënoi, Leotrim Brahimaj në fillim të ndeshjes, dhe ky është goli i tretë në këtë sezon. Kurse goli i dytë u shënua nga Ditëlind Reshiti.