Ballkani me libreza vjetore për anëtarësi, ja çka përfitoni

Klubi i futbolli “Ballkani” tash e sa vjet vazhdon të nxjerrë libreza vjetore për shikuesit e tij.

Këto libreza lehtësojnë shkuarjen e qytetarëve në ndeshje, por edhe ndihmojnë klubin.

Librezat janë dy lloje:

1) KARTELË ANËTARËSIMI 50€

Kjo kartelë shërben për sezonin 2016/2017, dhe bartësi i kartelës është anëtar te  K.F. “BALLKANI “, ku për çdo lojë, rezultat, informatë dhe të risi rreth klubit do të informohet direkt nga zyra për informim e klubit, në numrin tuaj të telefonit apo edhe në e-mail adresë. Gjithashtu, anëtari bashkë me një person të dytë (+1) mund t’i shohë të gjitha ndeshjet vendas pa pagesë.

2) KARTELA VJETORE 12€:

Kartela Vjetore, shërben për sezonin 2016/2017″. Bartësi i kësaj kartele mund t’i shohë të gjitha ndeshjet si vendas për sezonin 2016/2017.

Shitja bëhet në lokalet e klubit K.F. “BALLKANI ” ose te Stadiumi i Qytetit në Suharekë.

Numri Kontaktues 049/ 256 – 227