Ballkani kënaq shikuesit me barazim, golashënues i pagabueshmi Brahimaj

Ballkani ka pritur sot në stadiumin e qytetit Vitinë për t’u ndeshur në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Mirëpo djelmoshat suharekas nuk mundën të arkëtojnë tri pikë, ato që i kishin synim.

Ishte Vitia ajo që shënoi e para në minutën e ’60, ndërsa Ballkani barazoi pas më shumë se 20 minutash nga pika e bardhë, me të pagabueshmin Leotrim Brahimaj.

Gjatë ndeshjes ka pasur edhe kartona të kuq, ndër të cilët edhe kapiteni vendas Ilir Morina.

*foto huazuar nga TherandaSport