Ballkani humb edhe sot, e katërta me radhë

ballkani
ballkani

Ballkani sot ka pësuar humbjen e katërt me radhë në Ligën e Parë në Kosovë.

Sot Ballkani humbi nga Vushtrri, që u zhvillua në Vushtrri, me rezultat 2-0, transmeton TherandaPost.

Ndeshjen e kaluar Ballkani humbi me rezultat zyrtar 3-0 që pasoi me disa dënime nga Federata e Futbollit të Kosovës pas një incidenti me ekipin e Flamurtarit.

Para asaj jave humbi nga Ulpiana e Lipjanit me rezultat 2-1, kurse humbja e katërt në renditje nga fundi është ajo nga KEK-u.

Momentalisht Ballkani është stampuar në vendin e dhjetë në tabelë.