Asambleistët e Suharekës kundër që tani të kthehen serbët në Mushtisht

Krejtësisht në fillim të seances që u mbajt dje, asambleisti Alush Shala kërkoi që pikë e rendit të ditës të jetë edhe çështja e kthimit të serbëve, e të njejtën e kërkoi edhe Reshat Selimaj dhe asambleistë të tjerë dhe pasi u hodhë në votim, u miratua të jetë pike e rendit të ditës.

“Nuk jemi te interesuar për tensione. Le ti gjejnë te zhdukurit. Kanë ba krime edhe banorët lokal serb. Ne kemi pas marrdhënje të mira para luftës  por gjatë  luftës ata e kanë  terrorizu masën.  Vizitat e tyre të fundit kane bë provokime. Frigohem prej eskalimit te situatës. Eshte problem kritik dhe i thellë. Prolongone kryetar këtë çështje. “ u shpreh Alush Shala.

Ndërsa Kryetari Asllanaj tha se : “Mushtishti po shihet se është kundër por si Kryetar s’kam të drejt t’ia mohoj  askujt këtë të drejt. Ky është projekt i Ministrisë për Kthim. Protesta e fundit ka qenë agresive, gjë që kanë pësu edhe protestuesit edhe policia. Për protestë kanë të drejtë edhe protestuesit. Është mirë që të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politke me qenë prezent dhe me i shpreh qëndrimet e tyre “.

Gjatë debatit folën edhe shumë asambleistë të tjerë.

“S’mundemi me thanë mos mu kthy, ama klima tani nuk është për mu kthy. Atë ditë në Mushtisht kanë protestu banorë nga e gjithë Komuna jonë, jo vetëm nga Mushtishti” – tha Reshat Selimaj.

“Në patriotizmin tënd Kryetar nuk dyshoj. Në politikë normal kemi ndryshime. Mushtishti  është çështje e të gjithve. Jemi kundër kthimit pa plotsimin e kritereve.” – u shpreh Besim Kuqi.

Për kritere foli edhe Leonard Shala :“ Çdo qytetarë ka të drejtë te kthehet në pronen e vet. Të plotsohen 3 kushte : të verifikohet e kaluara e tyre, prejardhja e pronës, dhe  çfarë raporti kanë ata  me Republikën e Kosovës.”

Ardian Shala nga LDK u shpreh se  : “Ata në vend se me kërku falje po kërkojnë mu kthy, pa e plotësu asnjë kriter. Klima në fshatin tonë nuk është e pershtatshme mu kthy serbët. Kërkoj nga Kryetari që të prolongohet kjo.  Mos te tensionohet situata më tutje “.

TherandaPost, merr vesh sot do të dilet me një deklaratë zyrtare nga asambleistët lidhur me këtë çështje./therandapost.com/