Alush Shala: Ngecje të mëdha në qeverisjen e Sali Asllanajt

“Ngecjen  më të madhe e konsideroj në çdo sferë, mirëpo një prej ngecjeve më të mëdha është Arsimi. Ku janë punësuar militant, është përgjysmuar  norma e arsimtarëve, të cilët kanë punuar me vite të tëra dhe me përvojë mbi 20 vjeqare që rrezikojnë të mbesin pa punë, pra pa orë, duke i punësuar militantet partiak. Pastaj është moszhvillimi i turizmit, i cili ka qenë një prej premtimeve të kryetarit kur s’është bërë asgjë për këtë sektor”.-  është shprehur Shefi i grupit parlamentar të PDK-së dega në Therandë,  Alush Shala. Ai në intervisten për TherandaPost ka folur edhe raportin mes opozitës, ku ka konsideruar se primare ka qenë mirëqenia e qytetarëve.

 

INTERVISTA

TherandaPost: Fillimisht po më intereson të pyes si të janë dukur këto katër vite si shef i grupit parlamentar mbrenda një subjeki politik të opozitës?

Alush Shala:  Si shef i grupit ka qenë një mandat bukur i vështirë për arsye se për herë të parë kam qenë në Asamble dhe që në fillim për herë të parë me udhëheq grupin, ka qenë bukur e vështirë për mua, sepse është dashur së pari të adaptohem dhe të familiarizohem me ligjet, të cilat ekzistojnë për qeverisjen lokale edhe kompetencat të cilat i kemi si asambleista.

TherandaPost: Kjo ishte e vështirë për shkak se mbetet në opozitë prej mandatit të kaluar 2013, apo  ishte shumë e vështirë të bëhet ringjallja apo e vështirë se po e cekni për shkak të ligjit?

Alush Shala: Po e vështirë ka qenë edhe që kemi mbetur në opozitë, për arsye se elektorati ka pritur më shumë, ndoshta për me qenë ne pozitë, mirëpo ndoshta edhe për ligjet se natyra edhe profesioni im në krahasim me natyrën, të cilën e ka asambleja komunale dallon, se unë jam ingjinier i ndërtimit ndërsa këtu ka të bëj me ligjin.

TherandaPost: Pothuajse vitin e parë, një prej sfidave kryesore ka qenë kalimi i buxhetit. Megjithëse ishte e pritur  prej opinionit për një kushtëzim të opozitës, nëse mund të them kushtëzim për qeverisjen aktuale të Z.Asllanaj, ju më në fund e votuat dhe erdhi deri te  deklarata e VV-së dhe AAK-së, të cilët  e konsideronin që ju keni lëshuar pe në këtë çështje.

Alush Shala: Ne si grup që kemi qenë në asamble, politikat partiake ndonjëherë edhe politikat e ngushta i kemi mënjanuar, vetëm e vetëm që të jemi në funksion me qytetarët. Buxheti nuk ka qenë një koordinim i mirëfillt, për arsye se Aleanca me çdo kusht me këmbngulje ka qenë kundër buxhetit, që të mos votohet në çdo variant, kurse ne nuk kemi qenë që buxheti të bllokohej dhe të mbetët pa investime një pjesë e mirë e buxhetit, e nga kjo do të pësonin vetëm qytetarët e askush tjetër. Prandaj ne e kemi pa të arsyshme, që të votohet ai buxhet me disa intervenime, me disa permirësime të cilat kanë qenë decidive për votim dhe për të mirën e jetës të qytetarëve.

TherandaPost: A keni pasur ndonjëherë presione si Shef i grupit qoftë prej subjektit tuaj  apo  edhe LDK apo PDK, të cilat veç ishin në qeverisje atje ?

Alush Shala: Unë si shef i grupit të asambleistave të PDK-së dega në Therandëe them me bindje se nuk kemi pasur asnjëherë presion apo ndërhyrje nga lartë, as nga kryesia e degës. Të gjitha vendimet që i kemi marrur si asambleista dhe si shef janë marrur me konsensus në mesin e grupit të cilin unë e kam udhëhequr edhe me konsensusin e kryesisë të partisë.

TherandaPost: Çka e konsideron pengesë brenda këtyre viteve, të cilat ndoshta ka qenë shumë e vështirë që ti të ngrihesh dhe të thuash po në votim?

Alush Shala: Po gjithëherë pengesë kanë qenë sfidat, të cilat i ka sjellë pushteti edhe për arsye se ne i kemi dhënë rekomandime dhe propozime tona edhe pse ndoshta kalonin në asamble komunale nuk ekzekutoheshin, ose ekzekutoheshin me vonesë .

TherandaPost: Për shembull cilat ?

Alush Shala: Po ka shumë raste p.sh rrethi, i cili është ndërtuar tani tek viva,  kemi pas raste të shumë projekteve si: kanalizimet, derdhjet nëpër lumej, eleminimi i deponive ilegale , pastaj rasti i votimit të  planit urban të zonës industriale, ose zonës në  Samadrexhë, ku ne kemi dhëne dhe kemi kundershtuar për termat, të cilat janë përdorur që kanë qenë në kundershtim me ligjin dhe ato nuk janë inkorporuar, pastaj me kalimin e kohës i ka kthyer Ministria që të votohet përsëri ai plan. Vërejtjet tona kanë qenë pikërishtë edhe me planin zhvillimor komunal, të cilat nuk kanë kaluar, nuk janë marrur për bazë që të përmirsohet dhe zhvillohet konfrom kërkesave të qytetarëve edhe grupeve të interesit.

TherandaPost: Ka pasur një tentativë nga Drejtoria e Urbanizmit që të bëhet planifikimi urban sidomos në disa lagje dhe në…

Alush Shala: Ato kanë qenë vetëm plane detale që janë bërë dhe  të gjitha ato kanë qenë në kundërshtim me ligjin, të cilat me kalimin e kohës edhe janë pezulluar  nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, të gjitha këto kanë qene..

TherandaPost: Ju si keshilltar, asamblesit a e keni ditur qysh në fillim qe keto jane ne kundershtim me ligjin  ?

Alush Shala: E kemi ditur dhe e kemi tërhequr vërejtjen, mirëpo përfaqësuesi ligjor dhe Drejtori i Urbanizmit kanë thënë që janë konsultuar me Ministrin edhe kjo anë konfrom ligjit, lejohet në këtë formë, pastaj në këtë formë, ose në formën tjetër në jemi vë në lajthitje dhe në momentin kur i  ka pezulluar Ministria atëherë ne i kemi ngritë zërin dhe kemi pasur edhe një konferencë për media që i  kemi potencuar edhe humbjen e buxhetit për shkakë të zhvillimit të këtyre planeve e detale urbane.

TherandaPost: Ka qenë edhe një deklaratë që është miratuar në Asamblenë Komunale, e cila ka qenë e inicuar nga ju. A mund ta përshkruani rrjedhimisht se si ka ndodhur domethënë kërkesa ndaj instuticioneve ndërkombëtare dhe qeveritare, që kthimi i serbëve të kushtëzohet me një kërkim falje ndaj banorëve pikërisht në fshatin Mushtisht. Si e kujtoni?

Alush Shala: Po ajo ka qenë deklarata, të cilën e kemi inicuar edhe si pasojë dhe rrjedhojë e ngjarjeve të cilat kanë ndodhur në gusht të vitit 2016, ka qenë edhe si kërkesë e banorëve të fshatit Mushtisht, të cilët pothuajse janë lënë në harresë  nga institucionet si lokale ashtu edhe qendrore lidhur me kthimin e qytetarëve serb në fshat. Kerkesa kryesore është që së pari të zbulohen të zhdukurit, t’i gjejmë viktimat dhe t’i varrosim, të dënohen kriminelët dhe kërkim falja pastaj të vazhdohet me negociata për..

TherandaPost:  Pse u diskutua aq gjatë për një deklaratë të tillë ?

Alush Shala: Fillimisht menjëherë pas ngjarjes së 28 gushtit, kemi pasur asamblenë komunale. Në pikën e fundit pytje përgjegje si çështje ku edhe më është ndërpre mikrofoni gjatë kësaj çështje për arsye se kam filluar t’i akuzojë edhe krerët instuticional qëndror edhe kta për neglizhencë dhe dënim të protestës, të cilat e kanë organizuar banorët ndaj këtyre ardhjeve që ne i mendojmë edhe banorët kanë menduar që ka edhe kriminel në mesin e tyre, që u deshmua tani së fundi që me të vërtetë ajo ka qëndruar.

TherandaPost: E keni lëshuar edhe mbledhjen e Asamblesë nga shkaku i  mungesës së drejtorëve. Si e keni parë këtë gjatë këtyre 4 viteve ?

Alush Shala: Është e vërtetë,  ne edhe e kemi  lëshuar disa herë mbledhjen me kohën kur kem pas pyetje e përgjegjje, kur është diskutuar për raportin e buxhetit tremujor për shpenzimin e tij për arsye se ne e kemi konsideruar mospergjegjesi ndaj qytetareve mospjesmarrjen e drejtorëve në seancë.

TherandaPost: Cilët drejtorë mungonin?

Alush Shala: Po zakonisht mungonin pothuajse të gjithë, mirëpo më i theksuar ka qenë Drejtori i Arsimit, i cili shumë rrallë, eventualisht në këto katër vite ka qenë tre ose katër  herë në vit,  më shumë jo. Mungonin edhe drejtor tjerë perfshirë edhe Drejtorin e Infrastrukturës, Drejtorin e Urbanizmit dhe Drejtorin e Bujqësisë e kështu me radhë .

TherandaPost: Megjithatë prezenca e Kryetarit ose Nënkryetarit ka qenë gjithëherë, madje ata deklaronin që pytjet mund t’ia adresoni edhe tek ata…

Alush Shala: Në rastet kur nuk kishte përgjigje Kryetari arsyetohej se ata do t’ia japin përgjigjet me shkrim, ose drejtorët ,të cilët nuk ishin prezent kur kalonte një kohë nuk u pergjigjeshin as me shkrim por edhe harrohej si problem, i cili është ngritur në atë seancë ose në atë pikë të rendit të ditës .

TherandaPost: Gjatë këtyre katër viteve, thuajse edhe një muaj perfundon ky mandat, çka e konsideroni që ka qenë ngecje më e madhe  ?

Alush Shala: Ngecjen  më të madhe e konsideroj në çdo sferë, mirëpo një prej ngecjeve më të mëdhaja është arsimi. Ku janë punësuar militant, është përgjysmuar  norma e arsimtarëve, të cilët kanë punuar me vite të tëra dhe me përvojë mbi 20 vjeqare që rrezikojnë të mbesin pa punë, pra pa orë, duke i punësuar militantet partiak. Pastaj është moszhvillimi i turizmit, i cili ka qenë një prej premtimeve të kryetarit kur s’është bërë asgjë për këtë sektor. Edhe rrjeti në bujqësi shumë pak është bërë, është intervenuar vetëm me sera, me makina mjelëse dhe disa fidane të ndryshme, të cilat janë shpërndarë më shumë për militantët partiak sesa për njerëz në nevojë, ka raste shumë që është keqpërdorur ose sera ose makinat mjelëse, të cilët nuk kanë pasur nevojë ti kenë.

TherandaPost: Po ndonjë element tjetër të bashkpunimit ku ju keni pasur sukses gjatë kësaj periudhe?

Alush Shala: Unë mendoj që sukses ka qenë gjithëherë në disa rregullore kur kemi intervenuar, kemi arritur që të inkorporojmë edhe idetë tona edhe të përmirësojmë ato, në funksion të qytetarëve, pastaj kemi pasur edhe raste kur planet urbane, detalet, të cilat janë miratuar janë shtyer një ose dy herë me vërejtjet tona, të cilat janë dashur të mirren për bazë interestit të banorëve edhe të grupeve të interesit që të gravitohet në atë zonë. Kemi pasur raste kur kemi ndarë buxhetin pak më mirë te vendet ku ka pasur nevojë, jo vetëm të lshohet në militant partiak.

TherandaPost: Në opinion theksohet, që opozita s’ka qenë e kordinuar mes vete, domethënë edhe pse e keni pas numrin më të madh të asambleistëve…

Alush Shala: Ne jemi koordinuar për pikat të cilat kanë qenë më kritike dhe kemi qenë të njëzëshëm si opozitë, mirëpo zëri i asamblesë komunale në ligjin e vetëqeverisjes lokale tani si është minimal kundrejt pozitës së fuqisë së kryetarit, domethënë me një anë duke u bazuar në ligjin për vetëqeverisje lokale kryetari është mbret i Komunës dhe asgjë nuk mund ta dërgoj atë në zgjedhje ose në shkarkim, perveç 20% të nënshkrimeve, të cilat do të inicohen me një referendum me shkarkimin e tij. Kjo është 20% e elektoratit që janë të regjistruar. Kjo është një vështirësi shumë e madhe, sepse është vështirë të mblidhen ato nënshkrime, kurse asambleja në rast të mos votimit të buxhetit shkon automatikisht në zgjedhje që është një dëm dhe një dëmtim i një demokracie që pretendojmë ta ngritim dhe të funksionojmë dhe t’i kerkojmë llogari ndaj kryetarit dhe ndaj varësve të tij.

TherandaPost: Si asambleist jeni cilësuar nga KDI  se  keni  qenë një prej asambleisteve më të zëshëm nderkohë që po rikandidoni prap. A keni vullnet dhe energji për këtë ?

Alush Shala: Unë mendoj që për këto katër vite kam dhënë diçka në asamblenë komunale, për të mirë të qytetarëve dhe kam analizuar punën katër vjeqare.  Kam analizuar edhe situatën në të cilën gjendemi, prandaj mendoj që mundem. Kam çka të jap dhe për katër vitet e ardhshme.

TheradaPost: Tek çështja e emërtimit të rrugëve dhe shesheve dhe zonave publike vazhdon të ketë probleme. Çka ka ndodhur ?

Alush Shala: Te emërimi i rrugëve kemi pasur probleme në debate me qytetarët nga komisionet përkatëse nëpër fshatra. Ne edhe e kemi ndalur, nuk e kemi votuar herën e parë emërimin e rrugëve, e kemi shtyer për një muaj që t’i japim afat dhe mundësi qytetarëve në kënaqjen me emërimin e rrugëve, që është një ndikim që qytetarët dhe banorët në përgjithësi të çdo komune shumë pak marrin pjeseë dhe involvohen në emërime, ose vendime të cilat merren nga asambleja komunale qoft edhe nga qeverisja komunale edhe kjo si pasoj i ka ndikimet e veta në momentin kur vijmm para një akti zyrtar ose akti final. Për këtë arsye ka edhe shumë vërejtje nga banorët të cilët janë duke u shqyrtuar. Disa nga ato vërejtje janë të arsyeshme dhe pranohen, mirëpo ka edhe raste kur janë të pa arsyeshme edhe ato po hidhen posht. Komisioni është duke punuar dhe ka arritë deri diku t’i përfundojë këto , kështu që brenda këtij mandati do të përfundohen të gjitha ato vërejtje. Pastaj do t’i mbetet asamblesë komunale të ardhshme që t’i miratojë se çdo ndryshim që bëhet duhet të kaloj nëpër asamblenë komunale.

TherandaPost: E di që e keni përcjellë vazhdimisht buxhetin , e di që keni qenë përcjellës i ngjarjeve edhe kur ka qeverisë AAK-ja edhe tash LDK-ja, konsiderohet që zoti Asllanaj e ka pas shumë më të lehtë dhe ka pasur edhe qeverisjen qëndrore atje ku është bashkë edhe me subjektin. A mendoni që i’a ka arritë Komuna e Suharekës të merr investime nga niveli qëndror duke pas këtë mundësi?

TherandaPost: Një nga dështimet e qeverisjes Asllanaj është edhe kjo, domëthënë qeverisje që kryetari Asllanaj nuk ka arritë t’i thith investimet e pritura duke ditur se kryeministri ka qene i LDK-së , Ministri i Financave i LDK-së dhe ministra të tjerë të sektorëve me influencë si i infrastukturës, tregtisë dhe industrisë, gjithashtu duke e krahasuar me punët tjera është nje investim ose një tërheqje e investimeve shumë minimale. Ne e kemi një rrugë e cila është marr nga Ministria e Infrastruktures rreth 800.000 euro që duhet të punohet për tre vite rruga Suharekë –Shirokë, kurse kryetari i Podujevës Veliu ka marr  miliona euro investime në vit , si dhe kryetari i Gjilanit, gjithashtu edhe i Istogut, te cilet jane te njejtës parti, e  kjo tregon se kryetari Asllanaj nuk ka afrimitet dhe nuk ka vullnet që të shkojë tek Ministri dhe të kërkojë investime qoftë edhe duke i pritur me orë të tëra për të mirën e qytetareve .

TherandaPost: Ka një qenë reagim i Drejtorit të Ekonomisë dhe Financave pikërisht për lajmin, të cilin ju keni dhënë deklaratë, ku ai ka hedhur hezitim mes fjalës devijim dhe gabim teknik. A është e vërtetë që ai kërkoi falje ?

Alush Shala: Po është e vërtetë që ka kërkuar falje në Asamblenë Komunale. Unë mendoj që është një mashtrim i asambleistave, i kryetarit dhe i gjithë atyre që e kanë pasur atë raport në dorë pa marrë parasysh a është…

TherandaPost: Mashtrim i kujt?

Alush Shala: Mashtrim i asambleistave me buxhetin të cilin e ka miratuar dhe shfrtyezimin e buxhetit dhe të hyrave dhe…

TherandaPost: Mashtrimi i Drejtorisë?

Alush Shala: Mashtrim i drejtorisë në fjalë ndaj asambleistave dhe kryetarit edhe qeverisjes e gjitha në përgjithësi duke ditur që pa marrë parasysh a kemi të bëjmë me gabim teknik, devijim buxhetor ose çkado që është. Ato shifra janë prezantuar si të sakta e përderisa ka gabime të tilla atëherë mund të del dhe përfundimisht mund të dihet se ai raport është fallso dhe nuk e tregojnë realitetin e gjendjes financiare në komune dhe në investimet të cilat janë bë.

TherandaPost: Nese e kishim rrumbullaksu me dy-tri fjali si e keni parë këtë asamble në tërsi në punën e saj? ,  përvoja juaj në këtë rast.

Alush Shala: Asambleja komunale ka qenë në mesatarën e detyrave të saj, mirëpo ndoshta e ka bë edhe mospërvoja që shumica e anëtarëve kanë qenë për herë të parë, të cilët edhe kanë ndikuar ndoshta në mos mundjenpër të  dhënë maksimumin që duhet ta jepnin për mbrojtjen e kërkesave të qytetarëve. Mendoj që ka edhe një punë të mirë, por duke u bazuar në ato që ligji për vetëqeverisjen lokale kompetente që ja ofron asamblese komunale janë minimale atëherë nuk pritet edhe shumë nga asambleja, perveç se në çështjen e pronave, ku dihet që këtë mandat pronat janë ndarë në menyrë të drejtë edhe duke u bazuar në kriteret, të cilat janë dhënë dhe ata që i kanë plotësuar janë meritore.

TherandaPost: Faleminderit!

Alush Shala: Faleminderit edhe prej juve.