Albin Kurti viziton Therandën

Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje,  sot ka zhvilluar takime me qytetarë dhe biznese të suksesshme në Komunën e Therandës. Ai ka takuar qytetarët në qytet dhe ka vizituar tregun e qytetit. “Duhet blerë mobiliet nga vendoret për institucione e jo nga Italianët” – ka theksuar Kurti, gjatë bisedave me qytetarët të cilët shprehën interesim duke trajtuar tema të ndryshme.

033

Kurti ka vizituar koloninë e artistëve, që mahet si aktivitet në kuadër të Festarit, dhe më pas ka vizituar Fabriken e prodhimeve të pijeve joalkoolike, “Frutex-Golden Eagle” dhe  Fabriken se prodhimit te këpucëve “Solid” në Zonën Industriale. /therandapost.com/