7 të arrestuar brenda javës për vjedhje të pyjeve

“Policia po vepron në pjesën e pyjeve në Parkun Nacional, ku bashkë me rojet po bëjmë   të pamunduren  ta parandalojmë dukurinë e vjedhjës së pyjeve dhe falë kësaj pune, janë arrestuar 7 persona dhe janë konfiskuar sasi e konsiderueshme e druve të vjedhura ” – tha zv.Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, togeri Afrim Sylaj. 

Ai më tej ka thënë se gjatë javës ka pasur edhe 2 aksidente trafiku, 3 kanosje, 1 këqpërdorim, 1 vjedhje dhe 1 shkretim i pyjeve.

Ndërsa në takimin e koordinimit lokal të sigurisë nënkryetari Rexhep Kuq,i ka njoftuar mbi aktivitetet e drejtorive të caktuara në Komunën e Suharekës. Ka sqaruar se masat e marrura ndaj sëmundjes së kafshëve (sëmundja gungore) për të cilat janë bërë vaksinimet thuajse kanë përfunduar. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Bujqësisë sipas tij,  deri tash kanë ngordhur 36 lopë dhe 72 tjera janë të infektuara, ndërsa janë vaksinuar mbi 99% e tyre./therandapost.com/