51 gjedhe të sëmura nga sëmundja gungore e lëkurës në Komunën e Suharekës

Sallagrazhda dhe Maqiteva, janë fshatrat më të prekura nga sëmundja gungore e lëkurës së gjedheve, e cila po përcillet edhe me ngordhjen e tyre. Kjo ka shqetësuar jashtzakonisht banorët e fshatrave të Komunës së Suharekës, ku kërkojnë ndihmë në parandaimin dhe përhapjen e saj.

51 gjedhe të sëmura dhe 6 të ngodhura, janë rastet të cilat i ka evidentuar Drejtoria për Planifikim Zhvillim Bujqësi dhe Pylltari në Komunën e Suharekës.

Sipas Xhemajli Aliut, zyrtar për Blektori në këtë drejtori rastet e para janë paraqitur në Maqitevë dhe Mushtisht më 28.07.2016. Ndërsa tani që kjo po përhapet, Komuna e Suharekës ka themeluar Shtabin Emergjent i kryesuar nga Nënkryetari i Komunës Rexhep Kuqi – njofton Aliu për TherandaPost.

Deri më tani sipas zyrtarve komunal procesi i gropimit  pë gjedhet e ngordhura, ka ndodhë nën vëszhgimin e veterinarve dhe zyrtarve përgjegjës, përpos rasteve për të cilat nuk janë lajmëruar me kohë.

Nga e Hëna pritet që në Kosovë të arrijnë 250.000 vaksina, në parandalimin e kësaj smundje dhe më tutje të vazhdohet me masa tjera parandaluse./therandapost.com/