22 gjoba nga Policia e Suharekës sipas Ligjit të ri për Komunikacionin Rrugor

Në takimin e koordinimit lokal të sigurisë, Komandanti i Stacionit policor në Suharekë Milazim Lumi, njoftoi se qysh ditën e parë të zbatimit të ligjit të ri janë shqiptuar 22 gjoba, për personat që kanë bërë kundërvajtje në trafik. Ai kërkoi nga pjesëmarrësit e komunikacionit, që të respektojnë rregullat dhe njëherit njofoi se nëse pagesa e gjobes bëhet brenda 8 ditëve, do të ketë 50 % zbritje.

Gjithashtu njoftoi për vazhdimin e projektit “Muaji i Sigurisë” në 10 shkolla, ndërsa gjatë javës theksoi se ka ndodhur 1 aksident, 2 vjedhje, 1 kanosje, 1 hyrje në sistemet kompjuterike dhe 5  të ndaluar.

Regjep Kuqi, kryesues i këtij takimi, njoftoi se kanë arritur vaksinat për parandalimin e sëmundjes gungore tek gjedhët, procedurat e rregullimit të rrugëve  dhe aktivitete të tjera të Komunës së Suharekës./therandapost.com