2 kompani me nga 2 punëtorë fitojnë tenderin për trajtimin e ujërave në “Xhavit Syla”

Rruga “Xhavit Syla” për vite me radhë është problemi më serioz kur bie shi në Suharekë. Komuna ka kryer pjesën e parë të projektin e trajtimit të këtyre ujërave, i cili u ka kushtuar 84,219.00 euro.

Pas përfundimit të pjesës së parë të këtij projekti, përkundër reklamimit të komunës, kjo rrugë është vërshuar përsëri, transmeton TherandaPost.

Sot është nënshkruar kontrata për pjesën e dytë të këtij projekti, të cilin do ta kryej një kompani, që realisht në faqen e Agjencionit për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë figurojnë të jenë dy kompani.

Kompania fituese është N.N.SH. “EMSA & EBK”. Pjesën e dytë të projektit do të marrin 32,172.00 euro.

Nëse shihet në faqen e ARBK-së, kompania “EMSA” ka dy punëtorë të deklaruar, kurse “EBK” po ashtu ka dy punëtorë të deklaruar.

Pra këtë rrugë do ta rregullojnë dy kompani me nga dy punëtorë.